Universiteti Western Balkans ka bërë një partneritet strategjik me Rezidencën Studentore Nr.1, me qëllim ofrimin e mundësive të akomodimit që përmbushin standardet moderne dhe evropiane për studentët që zgjedhin të studiojnë në WBU.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Rezidencës Studentore Nr. 1, Z. Olsi Shahini.
“Ky është një hap drejt një partneriteti të rëndësishëm që do të mbështesë të gjithë studentët tanë gjatë gjithë udhëtimit të tyre akademik”, deklaroi Rektori i WBU-së.
Bashkëpunimi do të zgjerohet edhe në fusha të tjera, duke përfshirë këshillimin për karrierën dhe mbështetjen e studentëve, për të adresuar çdo nevojë të studentëve gjatë studimeve të tyre.