28 vite përvojë në një leksion të vetëm! | Western Balkans University

28 vite përvojë në një leksion të vetëm!

Kreu >Lajmet e fundit >28 vite përvojë në një leksion të vetëm!

U përmbyll me sukses një sesion i veçantë në kuadër të Career Training Cycle, me të ftuar Dr. Shk. Almiro Gurakuqi, President i Urdhrit të Stomatologëve në Shqipëri.

Duke ndarë përvojën e tij profesionale prej 28 vitesh, Dr. Gurakuqi u ofroi studentëve tanë të Stomatologjisë këshilla të vlefshme mbi zhvillimin profesional, ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe të ardhmen e profesionit në një fushë që evoluon vazhdimisht.

Sesioni u zhvillua në mënyrë shumë interaktive, ku studentët u angazhuan në një diskutim të hapur dhe një Q&A domethënëse, për të kuptuar më mirë rrugëtimin akademik dhe profesional që i pret.

Faleminderit Dr. Gurakuqi për kontributin, frymëzimin dhe mbështetjen ndaj gjeneratës së re të stomatologëve!

Galeria