35% ulje të tarifës së studimit me ofertën Super Early Bird për vitin akademik 2027–2028 | Western Balkans University

35% ulje të tarifës së studimit me ofertën Super Early Bird për vitin akademik 2027–2028

Kreu >Lajmet e fundit >35% ulje të tarifës së studimit me ofertën Super Early Bird për vitin akademik 2027–2028

Western Balkans University ka hapur ofertën Super Early Bird për vitin akademik 2027–2028, duke u ofruar kandidatëve mundësinë të përfitojnë 35% ulje të tarifës së studimit për të gjitha programet, deri më 31 dhjetor 2026.

Kjo nismë synon të inkurajojë studentët të planifikojnë në kohë të ardhmen e tyre akademike, duke përfituar një lehtësim të konsiderueshëm financiar për studimet universitare.

Studio në Western Balkans University

WBU ofron një përvojë arsimore që ndërthur kurrikulat e përafruara me standardet e Bashkimit Evropian, infrastrukturën moderne mësimore dhe përvojën praktike që në vitin e parë të studimeve.

Kandidatët mund të zgjedhin drejtimin e tyre akademik dhe profesional në tri fusha kryesore:
  • Mjekësi dhe Shkenca Mjekësore
  • Teknologji dhe Inovacion
  • Biznes dhe Ekonomi

Oferta Super Early Bird: 35% ulje e tarifës së studimit

Kandidatët që aplikojnë për vitin akademik 2027–2028 mund të përfitojnë 35% ulje të tarifës së studimit në kuadër të ofertës Super Early Bird.

Për të përfituar nga kjo ofertë, kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin dhe të kryejnë pagesën e kërkuar për rezervimin e vendit deri më 31 dhjetor 2026, në përputhje me kushtet përkatëse të bursës.

Afati i fundit i aplikimit për ofertën: 31 dhjetor 2026

Aplikimet kryhen online përmes platformës zyrtare të pranimeve WBU Admissions Portal.
Kandidatët inkurajohen të shfrytëzojnë këtë ofertë me afat të kufizuar dhe të nisin rrugëtimin e tyre universitar duke përfituar një lehtësim të rëndësishëm financiar.

WBU – Universiteti i Mijëra Mundësive.