Hapen aplikimet për vitin akademik 2027–2028 në Western Balkans University | Western Balkans University

Hapen aplikimet për vitin akademik 2027–2028 në Western Balkans University

Kreu >Lajmet e fundit >Hapen aplikimet për vitin akademik 2027–2028 në Western Balkans University

Western Balkans University njofton hapjen e aplikimeve për vitin akademik 2027–2028, duke ftuar maturantët dhe të gjithë kandidatët e interesuar të zbulojnë programet e studimit dhe të hedhin hapin e parë drejt së ardhmes së tyre akademike dhe profesionale.

Me një ofertë akademike që përfshin shkencat mjekësore, teknologjinë, inovacionin dhe biznesin, WBU synon t'u ofrojë studentëve një përvojë universitare që ndërthur njohuritë teorike me formimin praktik dhe zhvillimin e aftësive profesionale.

Programet e studimit për të cilat janë hapur aplikimet për vitin akademik 2027–2028 janë:

Programe të Integruara të Ciklit të Dytë
  • Mjekësi
  • Stomatologji
  • Farmaci

Programe Bachelor
  • Infermieri (në gjuhën angleze)
  • Infermieri (në gjuhën shqipe)
  • Fizioterapi
  • Teknik Imazherie
  • Bioteknologji
  • Inxhinieri Biomjekësore
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale
  • Biznes dhe Teknologji
  • Teknik Dentar (në gjuhën angleze)
  • Teknik Dentar (në gjuhën shqipe)

Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online përmes platformës zyrtare të pranimeve të Western Balkans University, WBU Admissions Portal.

Linku i aplikimit:
Përmes platformës, kandidatët mund të nisin procesin e aplikimit për programin e studimit që dëshirojnë të ndjekin.

Zgjidh programin që përputhet me pasionin dhe ambiciet e tua dhe bëj hapin e parë drejt karrierës që dëshiron!

Apliko tani për vitin akademik 2027–2028 në Western Balkans University.

WBU – Universiteti i Mijëra Mundësive.