Klubi Studentor “Future Health Professionals” në Western Balkans University organizoi sesionin akademik me temë “Beyond the White Coat: The Power of Asking Questions”, me të ftuar Dr. Eriona Pietro.
Aktiviteti u përqendrua në rolin thelbësor të kërkimit shkencor në edukimin mjekësor, duke theksuar rëndësinë e kuriozitetit shkencor, mendimit kritik dhe formulimit të pyetjeve kërkimore në zhvillimin e njohurive mjekësore dhe formimin profesional.
Gjatë diskutimit, studentët u inkurajuan të shkojnë përtej njohurive të përfituara nga tekstet mësimore, të vënë në pikëpyetje supozimet ekzistuese dhe të kuptojnë se si pyetjet e duhura mund të shërbejnë si pikënisje për zbulime të rëndësishme shkencore. Vëmendje e veçantë iu kushtua lidhjes ndërmjet kërkimit shkencor, të menduarit të bazuar në prova dhe zhvillimit të vazhdueshëm të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.
Ky sesion u ofroi studentëve mundësinë të reflektojnë mbi rëndësinë e zhvillimit të një qasjeje kërkimore dhe analitike, si dhe mbi kontributin që kurioziteti shkencor mund të japë në inovacionin dhe përparimin e mjekësisë.
Përmes iniciativave të tilla, Western Balkans University vijon të nxisë angazhimin studentor, zhvillimin akademik dhe kulturën e kërkimit shkencor, duke mbështetur formimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë.
WBU falënderon Dr. Eriona Pietro për kontributin e saj të çmuar, si dhe Klubin Studentor “Future Health Professionals” për organizimin e kësaj iniciative akademike.
