Ndërtimi i një Karriere të Suksesshme: Studentët e WBU Përfitojnë Eksperiencë Praktike në Career Workshop me OTP Bank Albania | Western Balkans University

Ndërtimi i një Karriere të Suksesshme: Studentët e WBU Përfitojnë Eksperiencë Praktike në Career Workshop me OTP Bank Albania

Kreu >Lajmet e fundit >Ndërtimi i një Karriere të Suksesshme: Studentët e WBU Përfitojnë Eksperiencë Praktike në Career Workshop me OTP Bank Albania

Western Balkans University, përmes Zyrës së Planifikimit të Karrierës & Alumni, në bashkëpunim me OTP Bank Albania, organizoi një Career Workshop të dedikuar për përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe zhvillimin e karrierës profesionale.

Workshop-i u fokusua në elementë të rëndësishëm të zhvillimit profesional, duke përfshirë ndërtimin e një profili konkurrues, përgatitjen e një CV-je efektive dhe kuptimin e proceseve të intervistimit dhe rekrutimit.

Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive dhe të përfitojnë këshilla praktike nga:

🎤 Ilva Çela
Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve, OTP Bank Albania

🎤 Eneida Bukaçi
Eksperte e Lartë Rekrutimi, OTP Bank Albania

Përmes eksperiencës së ndarë dhe perspektivave reale nga industria bankare, aktiviteti ndihmoi studentët të kuptojnë më mirë pritshmëritë e tregut të punës dhe rëndësinë e komunikimit, përgatitjes dhe vetëbesimit në zhvillimin profesional.

Ky workshop pasqyron angazhimin e Western Balkans University për të mbështetur studentët në kalimin nga jeta akademike drejt tregut të punës, duke krijuar ura bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione lider në industri.

Galeria