Të Certifikuar për të shpëtuar Jetë! | Western Balkans University

Të Certifikuar për të shpëtuar Jetë!

Kreu >Lajmet e fundit >Të Certifikuar për të shpëtuar Jetë!

Klubi “Future Health Professionals” në Universitetin Western Balkans , në bashkëpunim me Ekipin e Urgjencës së Spitalit Amerikan, përmbylli me sukses trajnimin profesional të Ndihmës së Parë, duke pajisur studentët me njohuri dhe aftësi thelbësore për ndërhyrje emergjente.

Gjatë këtij trajnimi, studentët u njohën dhe ushtruan në mënyrë praktike procedura jetike, përfshirë:
  •           parimet bazë të ndihmës së parë,

  •           teknikat e reanimimit kardiopulmonar (CPR),
  •           menaxhimin e situatave emergjente në praktikë.

Trajnimi u zhvillua nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen profesionale të:
 •           Dr. Brunilda Zilami
 •           Dr. Areti Pojani
 •           Dr. Paola Damo

Në përfundim të aktivitetit, studentët u pajisën me certifikatë zyrtare, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt formimit të tyre si profesionistë të ardhshëm të shëndetësisë. Ky trajnim përforcon angazhimin e WBU për të ofruar edukim praktik dhe cilësor, në funksion të përgatitjes së profesionistëve të denjë për sistemin shëndetësor.

Galeria