
Rektori i Western Balkans University, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, mori pjesë në mbledhjen vjetore të Konferencës së Rektorëve për vitin 2026.
Takimi u zhvillua në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, si dhe të 40 rektorëve të universiteteve publike dhe private nga i gjithë vendi.
Në fokus të diskutimeve ishin çështjet strategjike që do të udhëheqin zhvillimin e Arsimit të Lartë në kuadër të procesit të integrimit europian.
Gjatë mbledhjes u trajtuan tema me rëndësi thelbësore për të ardhmen e sistemit universitar shqiptar, ndër të cilat:
• Kërkimi shkencor, me theks në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e standardeve akademike;
• Kuadri ligjor, përmes rishikimit dhe përditësimit të ligjit për arsimin e lartë;
• Ndërkombëtarizimi, si një proces kyç për profilizimin dhe hapjen e universiteteve shqiptare drejt bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Western Balkans University riafirmon angazhimin e saj për të qenë një partner aktiv dhe kontribuues në zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë, duke promovuar transparencën, cilësinë akademike dhe një vizion modern në shërbim të studentëve dhe shoqërisë.
