Studentët e Stomatologjisë njohin mundësi të reja profesionale në WBU | Western Balkans University

Studentët e Stomatologjisë njohin mundësi të reja profesionale në WBU

Kreu >Lajmet e fundit >Studentët e Stomatologjisë njohin mundësi të reja profesionale në WBU

Western Balkans University organizoi një leksion të hapur të dedikuar për studentët e Stomatologjisë, duke sjellë së bashku eksperiencën profesionale, inovacionin dhe perspektivën praktike në një aktivitet që synon të lidhë mësimin akademik me aplikimin në praktikë.

Në këtë aktivitet morën pjesë profesionistë të njohur si Dr. Jonida Subashi, Dr. Edison Shimaj dhe Ing. Dajana Tafa, të cilët ndanë me studentët rrugëtimin e tyre profesional, zhvillimin e kompanisë së tyre dhe përvojat kryesore që kanë ndikuar në suksesin e tyre. Prezantimet e tyre ofruan perspektiva të vlefshme dhe motivim për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë në fushën e stomatologjisë.

Një nga momentet kryesore të leksionit ishte prezantimi i iClear System, një inovacion që po kontribuon në avancimin e praktikës ortodontike dhe në përmirësimin e metodave të trajtimit.

Gjithashtu, studentët u njohën me mundësitë e internship-it, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes studimeve të tyre dhe zhvillimit të ardhshëm profesional.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e Western Balkans University për t’u ofruar studentëve akses në praktikat e industrisë dhe për të lehtësuar kalimin e tyre nga arsimi në tregun e punës.

Galeria