Zv. Kryetarja e Kuvendit znj. Felaj viziton Universitetin Western Balkans | Western Balkans University

Zv. Kryetarja e Kuvendit znj. Felaj viziton Universitetin Western Balkans

Kreu >Lajmet e fundit >Zv. Kryetarja e Kuvendit znj. Felaj viziton Universitetin Western Balkans

WBU investim dinjitoz në arsimin e lartë. 

Presidenti i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, priti në një takim Zv. Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Felaj në ambientet e Universitetit Western Balkans.

Mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Universitetit Western Balkans ishte tema kryesore e diskutimit gjatë takimit që u zhvillua nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Znj. Ermonela Felaj.

Gjata takimit, Prof. Gjana i bëri një prezantim të përgjithshëm të universitetit znj. Felajt, e cila pa nga afër laboratorët e fjalës së fundit të WBU, infrastrukturën moderne, dhe u njoh me mundësitë e shumta që studentët kanë duke nisur që nga praktikat e paguara në grupin e Spitaleve Amerikane deri te bursat 100% për të 25 programet e studimit.

Prof. Gjana dhe znj. Felaj diskutuan më tej mbi bashkëpunimin ndërmjet WBU dhe qeverisë shqiptare për të bërë të mundur angazhimin e studentëve në praktika në spitalet shtetërore dhe për tu garantuar atyre punësim pas përfundimit të studimeve.

Universiteti Western Balkans është i vetmi universitet në Shqipëri i cili siguron për studentët praktika të paguara që në vitin e parë të studimeve në kompanitë më të mëdha brenda dhe jashtë vendit dhe u siguron punësim të sigurt atyre pas studimeve.

Galeria