Ditmir Bushati me studentët e WBU për edukimin dhe ëndërrën evropiane | Western Balkans University

Ditmir Bushati me studentët e WBU për edukimin dhe ëndërrën evropiane

Kreu >Lajmet e fundit >Ditmir Bushati me studentët e WBU për edukimin dhe ëndërrën evropiane

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe investimi në edukimin e të rinjve, janë shtyllat kryesore ku u fokusua ish-ministri i Jashtëm, politikani dhe pedagogu i njohur Ditmir Bushati, gjatë një takimi që pati me studentët e Universitetit Western Balkans.

Z. Bushati u prit nga Presidenti i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili e informoi më shumë rreth qasjes së WBU dhe kurrikulës së integruar sipas universiteteve më të mira evropiane.

Në bashkëbisedimin “Purgatori Evropian i Ballkanit Perëndimor” z. Bushati foli për rëndësinë e reformimit të arsimit të lartë që jo vetëm zgjeron vizionin e të rinjve, por që krijon edhe një model i cili përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian.

Z. Bushati vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë deri më tani për sa i përket reformave, por theksoi se ka ende një rrugë të gjatë për të siguruar një sistem konkurrues i cili nuk shtrihet vetëm në nivel kombëtar por edhe në atë kombëtar.

Galeria