Bursa Erasmus+ për studentët në Universitetin e “G. d’Annunzio” Chieti- Pescara, Itali | Western Balkans University

Bursa Erasmus+ për studentët në Universitetin e “G. d’Annunzio” Chieti- Pescara, Itali

Kreu >Lajmet e fundit >Bursa Erasmus+ për studentët në Universitetin e “G. d’Annunzio” Chieti- Pescara, Itali

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
 
Universiteti Western Balkans në bashkëpunim me Universitetin e “G. d’Annunzio” Chieti- Pescara në Itali (D’Annunzio University of Chieti – Pescara) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e WBU-së të aplikojnë për bursë mobilitet studimi.

Mobiliteti përfshin:
  • Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.
  • Kohëzgjatja: 6 muaj
  • Numri i kuotave: 1
  • Periudha e mobilitetit: Semestri Pranverë 2024 i vitit akademik 2023-2024.
  • Bursa: 850 Euro/muaj.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-
    calculator_en

Kriteret për aplikantët:
  • Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët, të cilët kanë më pak se 30 kredite) dhe “Master” të WBU-së.
  • Njohja e gjuhës angleze ose italiane minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
  • Merita akademike.
  • Kompetenca gjuhësore.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
  • Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
     
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Formular aplikimi.
  • Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
  • Vërtetim studenti.
  • Transkript notash.
  • Letër motivimi në anglisht.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (Përjashtohen studentët që studiojnë programe në gjuhë angleze)

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
Afati i fundit i aplikimit është 10/01/2023.
 
Procedura e përzgjedhjes:
  • Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në WBU ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare përcjell listën e studentëve të nominuar pranë
    universitetit pritës i cili merr vendimin final lidhur me fituesit.
  • Kandidatët fitues njoftohen prej Zyres se Marrëdhënieve Ndërkombëtare në adresën e
    tyre të email-it.
  • Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në WBU në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të WBU-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të WBU-së.
 
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
https://en.unich.it/
https://en.unich.it/node/146
 
Ju lutemi, vini re, se në përgjithësi kurset mbahen në italisht, por Universiteti “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara mund të organizojë mësime specifike, materiale dhe provime në anglisht.
 
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të
kontaktoni në adresën e e-mailit:

FORMULAR APLIKIMI PËR STUDENTËT NE PROGRAMIN ERASMUS.docx