Nën udhëheqjen e Zv-Dekanes për Kërkimin Shkencor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Dr. Edlira Aruçi, i gjithë stafi akademik dhe studente nisën punën intensive për t'u bërë pjesë e “Falling Walls Lab” (FWL).
FWL është një platformë unike ndërkombëtare për liderë nga bota e shkencës, biznesit, politikës, artit dhe shoqërisë. Për herë të parë në rajon, universiteti ynë ka fituar të drejtën ekskluzive për të zhvilluar këtë event, i cili do të finalizohet në Berlin më 7 Nëntor 2024, përmes Javës së Shkencës.
Ftojmë çdo individ mbi 18 vjeç (nga niveli bachelor deri në postdoc) i cili ka një ide inovative të mbështetur në kërkimin shkencor të bëhet pjesë e saj.
Stafi organizativ i kësaj platforme fton kërkuesit shkencorë të WBU-së, por jo vetëm, të bëhen pjesë e kërkimit shkencor të lirë në një sinergji të plotë me ata të cilët e duan shkencën si mundësi për t'i shërbyer shoqërisë.