Studentët e vitit të parë në WBU zhvillojnë mësim praktik në Laboratorin e Anatomisë | Western Balkans University

Studentët e vitit të parë në WBU zhvillojnë mësim praktik në Laboratorin e Anatomisë

Kreu >Lajmet e fundit >Studentët e vitit të parë në WBU zhvillojnë mësim praktik në Laboratorin e Anatomisë

Në Western Balkans University (WBU), mësimi praktik fillon që në vitin e parë të studimeve, duke u ofruar studentëve mundësinë të ndërthurin njohuritë teorike me përvojën praktike.

Në kuadër të aktiviteteve akademike, studentët e vitit të parë zhvillojnë orët mësimore në Laboratorin modern të Anatomisë në WBU, i pajisur me teknologji të avancuar dhe mjete interaktive që mundësojnë një kuptim më të thelluar të anatomisë njerëzore.

Përmes mësimit praktik, studentët kanë mundësinë të eksplorojnë strukturat anatomike, të thellojnë njohuritë shkencore dhe të zhvillojnë aftësi thelbësore që do t'u shërbejnë si bazë për karrierën e tyre të ardhshme në fushën e shëndetësisë.

Duke integruar infrastrukturën moderne laboratorike në procesin mësimor, Western Balkans University vijon të promovojë një qasje arsimore që ndërthur njohuritë akademike, përvojën praktike dhe metodat inovative të mësimdhënies, duke i përgatitur studentët për kërkesat e sektorit shëndetësor.