Nga CV-ja te Intervista: Menaxherja e HR në Hygeia Hospital sjell eksperiencën reale të komunikimit profesional për studentët e WBU | Western Balkans University

Nga CV-ja te Intervista: Menaxherja e HR në Hygeia Hospital sjell eksperiencën reale të komunikimit profesional për studentët e WBU

Kreu >Lajmet e fundit >Nga CV-ja te Intervista: Menaxherja e HR në Hygeia Hospital sjell eksperiencën reale të komunikimit profesional për studentët e WBU

Western Balkans University, përmes Zyrës së Planifikimit të Karrierës, organizoi një leksion të hapur me temë “Komunikimi Formal”, me fokus përgatitjen e studentëve për realitetin dhe pritshmëritë e botës profesionale.

Sesioni u drejtua nga znj. Manjola Qytyku, Menaxhere e Burimeve Njerëzore pranë Spitalit Hygeia, e cila ndau me studentët eksperiencën e saj profesionale dhe këshilla praktike mbi komunikimin efektiv në ambientet e punës, ndërtimin e një CV-je konkurruese dhe përgatitjen për intervista pune apo praktika profesionale.

Gjatë aktivitetit, studentët u përfshinë në diskutime interaktive dhe simulime të situatave reale të intervistave, duke përjetuar nga afër dinamikat e komunikimit profesional dhe pritshmëritë e procesit të rekrutimit.

Leksioni krijoi një mundësi të vlefshme për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit dhe prezantimit, duke fituar njohuri praktike të rëndësishme për zhvillimin e tyre profesional në të ardhmen.

Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Western Balkans University për të përgatitur studentët jo vetëm akademikisht, por edhe profesionalisht, duke i lidhur ata me eksperienca reale dhe profesionistë të industrisë.

Galeria