Nga puna e parë te CEO: një rrugëtim i “Thinking Big”! | Western Balkans University

Nga puna e parë te CEO: një rrugëtim i “Thinking Big”!

Kreu >Lajmet e fundit >Nga puna e parë te CEO: një rrugëtim i “Thinking Big”!

Career Planning & Alumni Office organizoi një sesion frymëzues për studentët e FETI, me të ftuar special z. Erton Graceni.

Në një bisedë dinamike, ku u bashkua edhe Dr. Idaver Sherifi, Zëvendës-Rektor i WBU, z. Graceni ndau rrugëtimin e tij profesional – nga punët e para, deri te themelimi i kompanisë së tij. Përmes shembujve realë dhe përvojës së drejtpërdrejtë, studentët morën një pasqyrë të qartë mbi mënyrën se si ndërtohet një karrierë e qëndrueshme dhe si shndërrohet një ide në biznes.

Gjatë sesionit u theksuan këshilla konkrete mbi:
  • 🔹 Ndërtimin e një karriere në industrinë e teknologjisë
  • 🔹 Rëndësinë e të menduarit strategjik dhe planifikimit afatgjatë
  • 🔹 Përballimin e sfidave të sipërmarrjes dhe marrjen e vendimeve me guxim

Aktiviteti u përmbyll me një sesion energjik pyetje-përgjigje, ku studentët morën përgjigje të vlefshme dhe udhëzuese, të cilat do t’i shërbejnë si orientim në hapat e ardhshëm të rrugëtimit të tyre profesional.

Faleminderit z. Graceni dhe të gjithë pjesëmarrësve për një takim që inkurajon ambicie, vizion dhe “thinking big”!