Zhvillohet në Universitetin Western Balkans ICHESD2024 | Western Balkans University

Zhvillohet në Universitetin Western Balkans ICHESD2024

Kreu >Lajmet e fundit >Zhvillohet në Universitetin Western Balkans ICHESD2024

Në universitetin Western Balkans ka nisur punimet ditën e sotme Konferenca Ndërkombëtare për Arsimin e Lartë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm te titulluar “Universiteti i Gjeneratës së Katërt dhe Zhvillimit Rajonal”, me pjesëmarrjen e akademikëve, studiuesve dhe ekspertëve nga Shqipëria dhe nga bota.

Në këtë konferencë fjalën hyrëse të të cilës e mbajti Presidenti I Universiteti Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana, morën pjesë , Prof. Skënder Gjinushi, President i Akademisë së Shkencave në Shqipëri,  em. O. Univ. Dr. Rainer Reinmuller, drejtues i Bordit Ndërkombëtar në Universitetin Western Balkans, Prof. John Austin, drejtues i Qendrës Ekonomike të Michiganit, Prof. Myqerem Tafai, ish-ministër i Arsimit dhe Shkencave në Shqipëri, Dekanë dhe shumë akademikë të fushave të ndryshme.

Në fjalën e tij Prof. Dr. Ferdinand Gjana theksoi se arsimi i lartë është themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresit shoqëror, duke përshkruar evoluimin e universitetit nga një model tradicional drejt një modeli të katërt të quajtur "Universiteti i Gjeneratës së Katërt". Kjo gjeneratë e universitetit është përgjigje ndaj sfidave mjedisore dhe ekonomike të kohës së sotme, duke pasur një qasje strategjike që e bën atë të formojë aktivisht mjedisin e saj.

Em. O. Univ. Dr. Rainer Reinmuller tha se edukimi, kërkimi dhe inovacioni janë konceptet kryesore që i shoqërojnë Universitetet e Gjeneratës së 4-t, fokusi i të cilave është në impaktin social dhe zhvillimin rajonal.

Folësi kryesor i konferencës, Prof. John Austin, Drejtor i Qendrës Ekonomike të Miçiganit dhe ish-President i Bordit të Arsimit të Shtetit të Miçiganit, theksoi në fjalën e tij se: “Universitetet si WBU duhet të kujdesen thellësisht, të kontribuojnë në të mësuarit dhe të kontribuojnë për individin. dhe shëndeti familjar, lumturia, mundësitë ekonomike dhe siguria. Gjithashtu, këto janë vendet, dhe ju jeni njerëzit që do të zgjidhni problemet e botës rreth të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme, rreth krizës se si ne lehtësojmë ndryshimet klimatike dhe se si ne i trajtojmë dhe trajtojmë pozitivisht sfidat e ndryshme që paraqet bota e sotme. ne.”

Konferenca eksploroi mundësitë dhe sfidat e universiteteve të gjeneratës së katërt në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit, revolucionit të AI, zhvillimit rajonal dhe sipërmarrja dhe kërkimi i kontributeve të mundshme të universiteteve përmes angazhimit aktiv për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të forcuar konkurrencën rajonale. Konferenca vendosi një fokus të veçantë në përcaktimin dhe modelimin e Universiteteve të "Gjeneratës së Katërt" dhe shqyrtoi rolet dhe lidhjet e tyre me zhvillimin rajonal.