Njoftim i rëndësishëm | Western Balkans University

Njoftim i rëndësishëm

Kreu >Lajmet e fundit >Njoftim i rëndësishëm

👉 Në kuadër të organizimit të Samitit të Nismës së Berlinit në Tiranë, datë 16.10.2023, Universiteti Western Balkans, ju njofton se për shkak të vendndodhjes së tij në Autostradën Tiranë-Durrës, Km.7, Kashar, ku segmenti rrugor do të përfshihet në masa të larta sigurie dhe si rezultat i mungesës së një rruge alternative, procesi mësimor dhe orari i punës për personelin akademik, do të zhvillohen online.

👉 Detajet lidhur me zhvillimin e procesit mësimor online do t'ju komunikohen për secilën lëndë përmes emailit nga lektoret përkatës.

👉 Është e rëndësishme që të gjithë studentët të respektojnë orarin mësimor, pasi pjesëmarrja në mësim është e detyrueshme dhe do të llogaritet në masën e frekuentimit të përgjithshëm.

𝑺𝒉𝒆𝒏𝒊𝒎: 👍 𝑶𝒓ë𝒕 𝒆 𝒑𝒓𝒂𝒌𝒕𝒊𝒌𝒂𝒗𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒍𝒂𝒃𝒐𝒓𝒂𝒕𝒐𝒓ë𝒗𝒆 𝒅𝒐 𝒕ë 𝒛𝒉𝒗𝒊𝒍𝒍𝒐𝒉𝒆𝒏 𝒅𝒊𝒕ë𝒏 𝒆 𝒔𝒉𝒕𝒖𝒏ë, 𝒎ë 21 𝑻𝒆𝒕𝒐𝒓 2023.
👍 𝑴ë𝒔𝒊𝒎𝒊 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒖𝒏𝒂 𝒅𝒐 𝒕ë 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒐𝒋ë 𝒏𝒐𝒓𝒎𝒂𝒍𝒊𝒔𝒉𝒕 𝒅𝒖𝒌𝒆 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒏𝒈𝒂 𝒅𝒂𝒕𝒂 17 𝑻𝒆𝒕𝒐𝒓 2023.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.