Sesion Informues - Dita Botërore kundër SIDA-s | Western Balkans University

Sesion Informues - Dita Botërore kundër SIDA-s

Kreu >Lajmet e fundit >Sesion Informues - Dita Botërore kundër SIDA-s

E ftuar speciale e aktivitetit folës ishte znj. Olimbi Hoxhaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Personave me HIV/AIDS në Shqipëri.

Zonja Hoxhaj ndau përvojën e saj personale si një person që ka vite që jeton me virusin; sfidat me të cilat është përballur dhe punën e palodhur që ka bërë për të gjithë njerëzit që jetojnë me virusin.

Studentët e pranishëm në seminar përjetuan shumë emocione gjatë shpjegimit të situatave stigmatizuese dhe diskriminuese të përjetuara nga personat që jetojnë me këtë virus.

Në fund të seminarit studentët shprehën dëshirën e tyre për të qenë pjesë e fushatës kundër stigmës dhe kundër diskriminimit të organizuar nga shoqata e personave me HIV/AIDS.

Galeria