
Universiteti Western Balkans priti Dr. Thorsten Randt, mjek dhe kirurg ortoped, si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Gjermane të Këmbës dhe Kyçit të Këmbës, në një takim zyrtar me Rektorin e WBU, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.
Takimi përfshiu prezantime institucionale dhe një pasqyrë të iniciativave akademike dhe profesionale të Shoqatës në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane.
Diskutimi u përqendruan në mundësi konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional, me theks të veçantë në:
• organizimin e trajnimeve të specializuara dhe kurseve profesionale,
• iniciativa për zhvillimin e vazhdueshëm profesional (CPD), dhe
• shkëmbimin e ekspertizës akademike dhe klinike në fushën e mjekësisë dhe shkencave mjekësore.
Kjo vizitë u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së një partneriteti afatgjatë, duke mbështetur ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e dimensionit ndërkombëtar të Western Balkans University.
