Në ambientet e Western Balkans University u zhvillua një leksion i hapur me gazetarin dhe studiuesin e njohur Marin Mema, i organizuar në bashkëpunim me Debate Club të universitetit.
Gjatë takimit, Marin Mema diskutoi me studentët mbi rëndësinë e njohjes dhe ruajtjes së historisë shqiptare, si dhe mbi nevojën që të rinjtë të angazhohen aktivisht në zhvillimin e vendit. Ai ndau reflektime mbi resurset dhe potencialin që Shqipëria posedon, duke theksuar rëndësinë e mosqëndrimit indiferent përballë sfidave dhe padrejtësive shoqërore.
Leksioni u fokusua gjithashtu në rolin e të rinjve si faktor kyç në ndërtimin e së ardhmes, duke i inkurajuar studentët të besojnë në aftësitë e tyre, të shprehin mendimet dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në shoqëri.
Aktiviteti u shoqërua me diskutime interaktive dhe interes të lartë nga studentët, të cilët patën mundësinë të ndajnë pyetje dhe perspektiva mbi temat e trajtuara.
Ky leksion i hapur ishte pjesë e aktiviteteve të Western Balkans University që synojnë të nxisin mendimin kritik, reflektimin qytetar dhe zhvillimin personal e profesional të studentëve.