
Workshopi i organizuar nga Klubi i Debatit, me temën “Zotërimi i të folurit në publik”, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë edukative dhe ndërvepruese për pjesëmarrësit.
Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në komunikimin publik, duke u fokusuar në elementë thelbësorë si:
• përdorimi i saktë dhe efektiv i gjuhës së trupit,
• kontrolli dhe modulimi i zërit gjatë të folurit,
• menaxhimi i emocioneve në situata prezantuese,
• ndërtimi i vetëbesimit përmes praktikës së vazhdueshme.
Ky workshop përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit personal dhe profesional të studentëve, duke kontribuar në forcimin e aftësive komunikuese dhe të të shprehurit në publik. Klubi i Debatit vijon të krijojë hapësira edukative që nxisin rritjen e besimit, mendimit kritik dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes.
