Western Balkans University organizoi një sesion informues të dedikuar për studentët e programit Teknik Imazherie, në bashkëpunim me Akademia Ilingua në Tiranë.
Aktiviteti u fokusua në prezantimin e zhvillimeve të reja në teknologjinë e imazherisë, praktikat profesionale remote dhe mundësitë e reja të karrierës në sektorin e shëndetësisë.
👩🏫 Imelda Dembacaj, themeluese e Akademia Ilingua, ndau me studentët informacione dhe eksperienca mbi mundësitë profesionale në këtë fushë, duke prezantuar rastet e studentëve të diplomuar në WBU, të cilët tashmë janë të punësuar si teknikë imazherie remote, një profil i ri dhe në zhvillim në Shqipëri.
👨💼 Alexander Uwer, Head of Remote Scanning në OMRIA GmbH, prezantoi avantazhet dhe sfidat e punës remote në këtë profesion, duke sjellë gjithashtu një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimin e sektorit dhe kërkesat e tregut të punës.
Aktiviteti përfundoi me një diskutim interaktiv, ku studentët morën pjesë aktivisht përmes pyetjeve dhe diskutimeve, duke fituar një kuptim më të qartë mbi mundësitë e ardhshme profesionale dhe kompetencat e nevojshme në fushën e imazherisë.
Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Western Balkans University për të lidhur arsimin akademik me praktikat moderne të industrisë dhe mundësitë profesionale ndërkombëtare.