Studentët e Infermierisë në një program shkëmbimi Erasmus+ në Itali | Western Balkans University

Studentët e Infermierisë në një program shkëmbimi Erasmus+ në Itali

Kreu >Lajmet e fundit >Studentët e Infermierisë në një program shkëmbimi Erasmus+ në Itali

Western Balkans University eshte nje institucion qe jep prioritet formesimit cilesor te studenteve dhe stafit te tij. Mobiliteti i studenteve dhe stafit si pjese e programeve Erasmus + eshte nje qellim tashme I realizuar I universitetit. Programet Erasmus+ pertej mesimdhenies dhe mesimnxenies jane ura lidhese midis popujve dhe kulturave te ndryshme duke kontribuar jo vetem ne formesimin cilesor por edhe ne paqen globale.

 Ne kuader te programeve Erasmus+ studente te cikleve bachelor dhe master te programit te studimit Infermieri prane universitetit Western Balkans paten mundesine te merrnin pjese ne Programin intensiv te organizuar nga universiteti Gabrielle D’Annunzio ne Chieti, Itali me pjesemarrje te stafit dhe studenteve nga “Univeristeti I Kalisz”, Poloni, “Klaipeida State University of Applied Sciences”, Lituani, “Sivas University”, Turqi si edhe “Western Balkans University”, Shqiperi.

 Studentet te shoqeruar nga Dekania e Studenteve Dr. Irma Gjana dhe Msc. Zejnep Lleshanaku paten mundesine te perjetonin nje experience shume te vlefshme per profesionin e tyre te ardhshem si edhe te njiheshin me kolege nga Italia, Polonia, Lituania dhe Turqia.

Gjate ketij program intensiv 5 ditor, pedagoget e Western Balkans University paraqiten punet e tyre kerkimore, takuan personalitete te nderuara te universiteteve pjesemarrese, sic ishte edhe takimi me Rektorin e Univeristetit Gabrielle D’Annunzio, Prof.Dr.Liborio Stuppia, si edhe drejtuan studentet pergjate aktiviteteve praktike te planifikuara pergjate ketij program intensiv.

Gjate ketij aktiviteti 5 ditor, studentet e Western Balkans University ndane eksperiencat e tyre me te mira dhe u bene pjese aktive pergjate gjithe sesioneve te ketij programi, duke u bere lider te sesioneve praktike, si prezantimi I tavolines te anatomazhit, sesioneve lidhur me ‘Case Based Learning’, ‘Hands on Sessions’ ne Spitalin Santo Spirito ne Pescara etj.

Pervec njohurive te shumta te perftuara gjate ketij program Erasmus+ stafi dhe studentet njohen kolege nga mbare bota me te cilet synohen organizimi i projekteve, konferencave, mobilitetit te ndersjellte te stafit dhe studenteve, si edhe bashkepunime te tjera.

Galeria