Leksion i Hapur në WBU mbi Transformimin Post-Komunist të Shqipërisë | Western Balkans University

Leksion i Hapur në WBU mbi Transformimin Post-Komunist të Shqipërisë

Kreu >Lajmet e fundit >Leksion i Hapur në WBU mbi Transformimin Post-Komunist të Shqipërisë

Leadership Club në Western Balkans University organizoi një aktivitet akademik me pjesëmarrjen e z. Genc Ruli, ish-Ministër i Ekonomisë, nën moderimin e z. Neritan Sejamini.

Diskutimi u përqendrua në temën “Elitat dhe Transformimi Post-Komunist në Shqipëri: Sfidat, Dështimet dhe Mësimet”, duke u ofruar studentëve një perspektivë të gjerë mbi evolucionin politik dhe ekonomik të vendit.

Nëpërmjet këtij leksioni të hapur, studentët eksploruan transformimet kryesore që ka kaluar Shqipëria, si dhe sfidat që vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e saj. Aktiviteti krijoi një hapësirë të vlefshme për diskutim, mendim kritik dhe shkëmbim idesh mbi rolin e elitave në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Galeria