Gati për të shpëtuar jetë, studentët e Infermierisë dhe Fizioterapisë veshin Bluzën e Bardhë | Western Balkans University

Gati për të shpëtuar jetë, studentët e Infermierisë dhe Fizioterapisë veshin Bluzën e Bardhë

Kreu >Lajmet e fundit >Gati për të shpëtuar jetë, studentët e Infermierisë dhe Fizioterapisë veshin Bluzën e Bardhë

Western Balkans University organizoi Ditën e Orientimit për studentët ndërkombëtarë të programeve të Infermierisë dhe Fizioterapisë.

Aktiviteti u hap nga Dr. Ana Uka, Shefe e Departamentit, e cila i përshëndeti studentët dhe theksoi rëndësinë e këtij hapi të parë në formimin e tyre profesional dhe rrugëtimin e tyre akademik.

Gjatë ditës, studentët u njohën me strukturën e këshillimit akademik, aspektet kryesore të praktikës klinike, si dhe me elementët bazë të formimit të tyre profesional, duke u lehtësuar integrimin e tyre akademik dhe kulturor.

Momenti kulmor i aktivitetit ishte Ceremonia e Bluzës së Bardhë, një rit simbolik që shënon zyrtarisht hyrjen e studentëve në botën e kujdesit shëndetësor dhe angazhimin e tyre ndaj etikës, profesionalizmit dhe humanizmit.

Western Balkans University ju uron të gjithë studentëve suksese të mëdha në fillimin e këtij kapitulli të ri të jetës së tyre akademike dhe profesionale.