
U zhvillua një takim shumë produktiv dhe konstruktiv me Pro-Vice-Chancellor, Professor Phil Allmendinger, me fokus forcimin e një partneriteti strategjik ndërmjet Western Balkans University dhe University of London. Western Balkans University u përfaqësua në këtë takim nga Rektori, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.
Gjatë diskutimeve u eksploruan mundësi për thellimin e bashkëpunimit akademik, zgjerimin e rrugëve ndërkombëtare të studimit dhe rritjen e aksesit në arsimim të nivelit botëror për studentët dhe profesionistët.
Në kuadër të këtij takimi, Profesor Allmendinger konfirmoi se Western Balkans University është miratuar zyrtarisht si Recognised Teaching Centre nga University of London, për të ofruar programin Global MBA, i cili akordohet nga Queen Mary University of London. Ky miratim përbën një moment të rëndësishëm për institucionin tonë dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të WBU ndaj ekselencës dhe standardeve më të larta akademike.
Ky zhvillim krijon një mundësi të jashtëzakonshme për liderë biznesi, sipërmarrës dhe profesionistë aspirantë për të fituar një kualifikim britanik me njohje globale. Global MBA është konceptuar për të pajisur pjesëmarrësit me aftësi të avancuara lidershipi, mendim strategjik dhe perspektivë ndërkombëtare, duke i përgatitur ata për sukses në një treg global gjithnjë e më dinamik dhe të ndërlidhur.
