
Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi, Drejtoreshë e ASCAL (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë), zhvilloi një vizitë pune pranë Western Balkans University, ku u mikprit nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.
Gjatë këtij takimi produktiv u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e proceseve akademike, rritjen e cilësisë dhe transparencës, si dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
Prof. Subashi theksoi disa zhvillime të rëndësishme në nivel kombëtar mbi përmirësimin e procedurave të akreditimit, si dhe përpjekjet e vazhdueshme drejt anëtarësimit të ASCAL në ENQA, me synimin për forcimin e njohjes së diplomave shqiptare në nivel evropian.
Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi është një eksperte me mbi 20 vite përvojë profesionale në fushat e shërbimeve sociale, politikave publike dhe arsimit të lartë.
Pas takimit me drejtuesit e universitetit, Prof. Subashi vizitoi ambientet akademike, laboratorët dhe infrastrukturën e WBU, si dhe u njoh nga afër me ekipin e sigurimit të cilësisë.
Ky takim përbën një mundësi të vlefshme për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke kontribuar gradualisht në përmirësimin e standardeve akademike dhe në afrimin e arsimit të lartë shqiptar me hapësirën evropiane, si dhe duke reflektuar angazhimin e Western Balkans University për cilësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
