Mbi 35 biznese dhe institucione morën pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar nga Universiteti Western Balkans në Bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Shqipëri. Ky panair ishte një mundësi e mirë për studentët për të njohur dhe parë nga afër mundësitë e shumta të praktikave, intershipeve dhe punësimit që kompani ofrojnë.
Në Panairin e Karrierës krahas shumë të ftuarve ishin të pranishëm edhe znj. Ermonela Felaj, zv. Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, z. Nathan Dann, përfaqësues i ambasadës britanike në Shqipëri, znj. Jonida Lakuriqi, zv. Kryetare e Dhomës Britanike të Tregtisë, znj. Keti Luarasi, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, z. Elton Korbi, Drejtor Ekzekutiv i Albsig Invest, etj.

Panairi u hap me fjalën përshëndesë të Presidentit të Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana i cili tha se ky aktivitet thekson edhe njëherë përkushtimin që WBU ka për tu krijuar mundësi të ndryshme studentëve që të kenë një punësim të sigurt gjatë dhe pas studimeve. Panairin e përshëndetën edhe znj. Ermonela Felaj, zv. Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, z. Nathan Dann, përfaqësues i ambasadës britanike në Shqipëri, znj. Jonida Lakuriqi, zv. Kryetare e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe znj. Keti Luarasi, nënkryetare e Bashkisë Tiranë.
Universiteti Western Balkans është i vetmi universitet në Shqipëri i cili siguron për studentët praktika të paguara që në vitin e parë të studimeve në kompanitë më të mëdha brenda dhe jashtë vendit dhe u siguron punësim të sigurt atyre pas studimeve.