.jpg)
Nga raportimi përfundimtar drejt bashkëpunimit të ardhshëm.
Pas zhvillimit me sukses të Konferencës Tech2Link, përfaqësuesit e konsorciumit në PMB dhe PQAB u mblodhën në Western Balkans University për të trajtuar çështjet e raportimit përfundimtar dhe hapat e nevojshëm për sigurimin e qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit, në kuadër të përmbylljes së tij zyrtare.
Në agjendë përfshiheshin:
- rishikimi i të gjitha paketave të punës dhe planit për raportin përfundimtar
- Raporti Përfundimtar i Sigurimit dhe Vlerësimit të Cilësisë, rezultatet e pyetësorit të aktivitetit përmbyllës, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet
- raportimi financiar dhe dokumentacioni që dëshmon përmbushjen e paketave të punës
- qëndrueshmëria e Tech2Link Hubs, përfshirë stafin, shërbimet dhe financimin e tyre në vijim.
Takimi hapi gjithashtu diskutimin për bashkëpunime të ardhshme dhe mundësinë e propozimeve të përbashkëta pasuese në fushën e transferimit të teknologjisë.
Gjashtë institucione, katër vende, një qëllim i përbashkët: të sigurohet që ndikimi i Tech2Link të vazhdojë edhe përtej përfundimit të projektit.
