Stafi WBU takohet për të përcaktuar programin e Mjeksisë së Përgjithshme | Western Balkans University

Stafi WBU takohet për të përcaktuar programin e Mjeksisë së Përgjithshme

Kreu >Lajmet e fundit >Stafi WBU takohet për të përcaktuar programin e Mjeksisë së Përgjithshme

Mjeksia e Përgjithshme në #WBU është një program me kurrikula të dizenjuara me asistencën e ekspertëve nga Universiteti i Kembrixhit.

Trajnimi i stafit dhe përgatitjet për pranimin e studentëve është një nga prioritet e universitetit.

Ditën e djeshme në Universitetin Western Balkans, u zhvillua një takim me pjesëmarrjrn e Presidentit të WBU Prof. Dr. Ferdinand, Zv/Rektorja Prof. Assoc. Dr. Albana Halili dhe pedagogë dhe mjekë nga Spitali Amerikan dhe Spitali Hygeia. 

Në takim u fol për strukturën e programit të Mjeksisë së Përgjithshme si dhe proceset të cilat do të ndiqen në vijimësi. 

Mjeksia e Përgjithshme është një nga programet i cili zhvillohet 100% në gjuhën angleze dhe mbështetet nga grupi më i madh i spitaleve në rajon, Spitalet Amerikane dhe Spitali Hygeia. 

Programi i Mjekësisë në WBU është një kombinim i mësimdhënies nga profesorë ndërkombëtarë, laboratorë të teknologjisë më të fundit dhe praktika në spitale, klinika dhe institucione të ndryshme shëndetësore, për të sjellë studentë të kualifikuar dhe profesionistë të gatshëm në treg.