
Western Balkans University (WBU) mirëpriti znj. Floreta Faber, Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), në një takim zyrtar me Rektorin e WBU, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.
Takimi u fokusua në rëndësinë e përgatitjes së profesionistëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe arsimit të lartë, me synim rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e kompetencave të qëndrueshme në këtë sektor.
Në përfundim të takimit, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi Strategjik, e cila synon ndërtimin e një partneriteti afatgjatë në:
- Edukimin dhe trajnimin në fushën e cyber security
- Kërkimin shkencor dhe projekte të përbashkëta
- Inovacionin dhe nismat që adresojnë sfidat aktuale të sigurisë kibernetike
Kjo marrëveshje krijon mundësi konkrete për studentët dhe stafin akademik të WBU, duke mbështetur zhvillimin e programeve, aktiviteteve profesionale dhe bashkëpunimeve që kontribuojnë në përgatitjen e brezit të ri të ekspertëve të sigurisë kibernetike.
