WBU dhe Special Olympics Albania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi | Western Balkans University

WBU dhe Special Olympics Albania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kreu >Lajmet e fundit >WBU dhe Special Olympics Albania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Në ambientet e Western Balkans University, Rektori, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, priti në një takim zyrtar një delegacion nga Special Olympics Albania, të kryesuar nga znj. Sara Bala, Drejtore Kombëtare e organizatës.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të përfshirjes sociale, zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe ofrimit të mbështetjes akademike për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Gjithashtu, u diskutua organizimi i aktiviteteve të përbashkëta edukative dhe ndërgjegjësuese për promovimin e barazisë dhe përfshirjes në shoqëri. 

Në përfundim të takimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, duke formalizuar angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit institucional dhe për promovimin e vlerave të barazisë, përfshirjes dhe solidaritetit në komunitet. 

Galeria