WBU dhe Vodafone Albania nënshkruajnë një marrëveshje për ofrimin e praktikave studentore | Western Balkans University

WBU dhe Vodafone Albania nënshkruajnë një marrëveshje për ofrimin e praktikave studentore

Kreu >Lajmet e fundit >WBU dhe Vodafone Albania nënshkruajnë një marrëveshje për ofrimin e praktikave studentore

Universiteti Western Balkans dhe Vodafone Albania kanë kënaqësinë të njoftojnë nisjen e një bashkëpunimi me fokus të veçantë në ofrimin e praktikave studentore në këtë kompani.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar nga të dyja palët, synon të përgatisë studentët për të përvetësuar në mënyrë efektive njohuritë teknike, praktike dhe etike të lidhura me profesionin e tyre, nëpërmjet programit të praktikës.

Vodafone Albania është pjesë e Vodafone Group Plc – një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë. Si një nga markat më të vlefshme në botë, Vodafone Albania është lider në treg, jo vetëm si operator në industrinë e komunikimit elektronik, por edhe si një kontribues i shquar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.