Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Western Balkans dhe Grupit të Edukimit Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit, në datat 6 – 8 mars u zhvilluan një sërë takimesh mes stafit të të dy universiteteve në ambientet e Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit.
Gjatë këtyre takimeve, delegacioni i Universitetit Western Balkans i kryesuar nga Profesor Ferdinand Gjana, Kryetar i Bordit të Administrimit të Universitetit Western Balkans, pati mundësinë të takohet me të gjithë drejtuesit e Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit dhe pati mundësi për të mësuar më shumë për mënyrat e funksionimit, kurrikulën, departamentet, programet e mësimdhënies, spitalet dhe qendrat kërkimore pjesë përbërëse e Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit.
Aktiviteti u organizua nga Cambridge University Medical Education Group (CUMEG), nën kujdesin e Dr. Diana Wood, Dekane Klinike Emeritus në Shkollën e Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit dhe Drejtuese e Kurrikulës dhe Sigurimit të Cilësisë dhe znj. Cheryl France Drejtuese e CUMEG.
Gjatë ditës së parë të këtij programi, delegacioni pati mundësinë të vizitonte ambientet në kampusin e Shkollës Klinike të Mjekësisë të Universitetit të Kembrixhit, Qendrën Deakin, ambientet e spitalit Addenbrooke dhe Qendrat Kërkimore.
Delegacioni i WBU pati kënaqësinë të takojë dhe diskutojë tema të ndryshme me interes me profesorin Paul Wilkinson, Dekanin Klinik të Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit, i cili merret me kurrikulën, zhvillimin e stafit, mirëqenien e studentëve dhe sigurimin e cilësisë.
Për të kuptuar më mirë mënyrat novatore të mësimdhënies në Shkollën e Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit, delegacioni mori pjesë në leksione si dhe në sesione praktike dhe të aftësive komunikuese.
Një informacion i rëndësishëm mbi mirëqenien e studentëve dhe përvojën e studentëve në Shkollën Klinike u dha nga Dr. Fiona Cooke Zv/dekane për Mirëqenien e Shkollës së Mjekësisë Klinike. Detaje të tjera mbi këto tema u shpjeguan nga Allison Martin, Drejtuese e Arsimit universitar; Dr. Litsa Biggs, Sekretare e Bordit të Fakultetit dhe Drejtuese e Divizionit të Arsimit, dhe Millie Cherfils, Menaxhere e Përvojës dhe Komunikimit të Studentëve.
Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni nga WBU pati mundësinë të mësojë më shumë rreth mënyrave të organizimit dhe zhvillimit të kurrikulës së Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit nga Dr. Mark Lillicrap, Drejtues mbi kurrikulën dhe stafin zhvillim në mjedisin mjekësor.
Programi vazhdoi me një sesion ndërveprues ku morën pjesë Dr. Ruchi Sinnatamby, Zv/dekan për spitalin Addenbrooke, Dr. Elisabeth Fistein, Koordinatore e Kurrikulës së Etikës dhe Ligjit dhe Z. William Mair, Teknolog i Lartë Arsimor i Shkollës së Mjekësisë Klinike.
Një sesion i rëndësishëm ishte ai kushtuar metodave novatore të vlerësimit mjekësor dhe standardeve dhe cilësisë së lartë që përdor Shkolla e Mjekësisë Klinike lidhur me këtë temë, mbajtur nga profesor Mark Gurnell, i cili drejton vlerësimin mjekësor dhe sigurimin e cilësisë.
Programi i ditës së dytë u përfundua duke u takuar me profesorin Patrick Maxwell, Profesor Regius i Fizikës dhe Drejtues i Shkollës së Mjekësisë Klinike. Profesor Maxwell ndau përvojën e tij të rëndësishme si drejtues i një prej shkollave më të rëndësishme të mjekësisë në botë dhe shprehu entuziazmin e tij për bashkëpunimin mes institucioneve, që do të sjellë një model të ri dhe inovativ edukimi në Mjekësi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë.
Në ditën e fundit të vizitës, delegacioni i WBU pati mundësinë të takojë Profesoreshën Riikka Hoffman, udhëheqëse në evidencën e edukimit dhe të mësuarit mjekësor, e cila mbajti një sesion interesant duke u fokusuar në mësimin profesional dhe duke pasqyruar kërkimet më të fundit. dhe dëshmi në edukimin mjekësor.
Programi vazhdoi me vizitë në ambientet e Bibliotekës Mjekësore të Shkollës së Mjekësisë Klinike. Jo Milton, Menaxher i Bibliotekës, shpjegoi të gjitha proceset dhe procedurat që lidhen me këtë pjesë të Shkollës Klinike dhe pati një sesion pyetje-përgjigje mbi këtë temë.
Vizita treditore përfundoi me pjesëmarrjen e delegacionit nga WBU në takimin e përmashkët me të gjithë Dekanatin e Shkollës së Mjekësisë Klinike të Universitetit të Kembrixhit.
Këto takime janë pjesë e bashkëpunimit që Universiteti i Western Balkans me Grupin e Edukimit Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit për themelimin e Shkollës së re të Mjekësisë.