WBU organizon trajnime për analizën e të dhënave në kuadër të projektit Diaspora4Innovation | Western Balkans University

WBU organizon trajnime për analizën e të dhënave në kuadër të projektit Diaspora4Innovation

Kreu >Lajmet e fundit >WBU organizon trajnime për analizën e të dhënave në kuadër të projektit Diaspora4Innovation

Western Balkans University organizoi me sukses një seri trajnimesh praktike mbi analizën e të dhënave në kuadër të projektit #Diaspora4Innovation, i zbatuar nga GERMIN dhe i mbështetur nga EU4Innovation.

Sesione u drejtuan nga Dr. Adelajda Matuka nga University of Bologna, e cila prezantoi metoda praktike për analizimin dhe interpretimin e të dhënave duke përdorur R-Studio, duke lidhur njohuritë teorike me aplikimin në praktikë.

Programi i trajnimeve trajtoi tema të rëndësishme në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit nga Fakulteti i Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit analizuan faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave, ndërsa në Fakultetin e Mjekësisë u fokusuan në identifikimin e faktorëve që ndikojnë në nivelin e kolesterolit, si presioni i gjakut, mosha dhe BMI.

Këto sesione interaktive ofruan mjete dhe njohuri të vlefshme praktike, duke kontribuar në përmirësimin e kërkimit shkencor dhe procesit të mësimdhënies.

Western Balkans University vijon të angazhohet në promovimin e inovacionit, të nxënit ndërdisiplinor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar përmes iniciativave që forcojnë përdorimin e të dhënave në arsimin e lartë.

Galeria