WBU nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sofia në Bullgari | Western Balkans University

WBU nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sofia në Bullgari

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Sofia në Bullgari

Universiteti Western Balkans dhe Universiteti Sofia St. Kliment Ohridski, në Bullgari, kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me qëllim përmirësimin, forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Konkretisht, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit në Universitetin Sofia dhe WBU do të krijojnë lidhje efektive akademike dhe marrëdhënie kulturore dhe do të ofrojnë ndihmë reciproke për trajnimin dhe përparimin e stafit akademik.

Kjo do të përfshijë shkëmbimin e njohurive dhe përvojës, ndërmarrjen e punës së përbashkët në fusha të ndryshme shkencore dhe arsimore, dhe mbështetjen e stafit kërkimor dhe shkëmbimit të studentëve në fushat me interes të përbashkët.

Universiteti Sofia St. Kliment Ohridski është institucioni i parë akademik në bullgari. Sot Universiteti Sofia St. Kliment Ohridski është qendra më e madhe dhe më prestigjioze shkencore në vend. Ka 16 fakultete me 119 lëndë të veçanta që ligjërohen.