WBU organizon leksion të hapur mbi Inteligjencën Artificiale në Stomatologji | Western Balkans University

WBU organizon leksion të hapur mbi Inteligjencën Artificiale në Stomatologji

Kreu >Lajmet e fundit >WBU organizon leksion të hapur mbi Inteligjencën Artificiale në Stomatologji

Western Balkans University organizoi një leksion të hapur me temë “Inteligjenca Artificiale në Stomatologji”, me pjesëmarrjen e Nikolin Ngjela, Co-Founder & CTO në LekoTech, ekspert në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive shëndetësore.

Gjatë këtij sesioni u theksua rëndësia në rritje e AI në stomatologjinë moderne, si dhe transformimet kryesore që ajo ka sjellë vitet e fundit, duke përmirësuar diagnostikimin, planifikimin e trajtimit dhe efikasitetin klinik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua VoixDent, një software inovativ në zhvillim, i projektuar për të ndihmuar mjekët stomatologë dhe profesionistët e shëndetësisë në punën e tyre të përditshme.

Leksioni hapi gjithashtu diskutime mbi mundësitë për kërkim dhe zhvillim, duke inkurajuar studentët dhe stafin akademik të kontribuojnë në avancimin e teknologjive të bazuara në inteligjencë artificiale në shëndetësi.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së inovacionit me të ardhmen e kujdesit dentar.

Galeria