WBU organizon sesionin “Young AI Leaders: Introduction to AI for Good” mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale | Western Balkans University

WBU organizon sesionin “Young AI Leaders: Introduction to AI for Good” mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale

Kreu >Lajmet e fundit >WBU organizon sesionin “Young AI Leaders: Introduction to AI for Good” mbi përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale

Klubi Studentor i Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Western Balkans University organizoi aktivitetin me temë “Young AI Leaders: Introduction to AI for Good – A Session on Responsible AI”, me fokus përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale dhe potencialin e saj për të kontribuar pozitivisht në shoqëri.

E ftuar në këtë aktivitet ishte Sara Çela, drejtuese e Young AI Leaders Tirana, pjesë e nismës AI for Good të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara.

Sesioni u ofroi studentëve mundësinë të njihen më nga afër me rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në shoqërinë bashkëkohore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë inovacionit të përgjegjshëm, aspekteve etike dhe rëndësisë së zhvillimit të teknologjive që adresojnë sfida konkrete.

Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u inkurajuan të reflektojnë mbi përgjegjësitë që lidhen me zhvillimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale, si dhe mbi rolin e të rinjve në formësimin e një të ardhmeje ku përparimi teknologjik kontribuon në mirëqenien e shoqërisë.

Nisma theksoi gjithashtu rëndësinë e aktiviteteve të organizuara nga studentët në nxitjen e inovacionit, mendimit kritik dhe angazhimit me teknologjitë e reja.

Përmes aktiviteteve të tilla, Western Balkans University vijon të mbështesë iniciativat studentore, zhvillimin e përgjegjshëm teknologjik dhe shkëmbimin e njohurive mbi çështje që ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë. 

Galeria