Në datën 8 Dhjetor 2022, Universiteti “Western Balkans” mori pjesë në Konferencën e Parë Kombëtare të Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Njerëzore, e cila organizohej në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Shërbimit të Laboratorit të Gjenetikës, Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Konferenca me temë "Gjenetika e Njeriut - Kërkim dhe Inovacion", mblodhi bashkë akademik dhe kërkues të ndryshëm shkencor në fushën e gjenetikës.
Synimi i organizimit të kësaj konference ishte paraqitja e zhvillimeve gjenetike, evidentimi i burimeve dhe nevojave në këtë fushë dhe implementimi i risive që kanë të bëjnë me gjenetikën.
Universiteti “Western Balkans” përfaqësohej në këtë konferencë nga akademikë, kërkues shkencor në fushën e gjenetikës dhe studentë të degës së Bioteknologjisë.