Studentët e Mjekësisë në WBU përfaqësojnë Shqipërinë në Turneun Ndërkombëtar të Anatomisë dhe Anatomage | Western Balkans University

Studentët e Mjekësisë në WBU përfaqësojnë Shqipërinë në Turneun Ndërkombëtar të Anatomisë dhe Anatomage

Kreu >Lajmet e fundit >Studentët e Mjekësisë në WBU përfaqësojnë Shqipërinë në Turneun Ndërkombëtar të Anatomisë dhe Anatomage

Për të dytin vit radhazi, Western Balkans University përfaqësoi Shqipërinë në Turneun Ndërkombëtar të Anatomisë dhe Anatomage, duke konkurruar përkrah universiteteve të njohura italiane, përfshirë Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Milano-Bicocca, Universitetin e Pavias dhe Universitetin e Milanos (Università degli Studi di Milano).

Turneu krijoi një platformë akademike ndërkombëtare, ku studentët patën mundësinë të demonstronin njohuritë e tyre në anatominë njerëzore, mendimin kritik, shpejtësinë dhe aftësitë e bashkëpunimit në një mjedis konkurrues.

Western Balkans University u përfaqësua nga tre studentë të programit të Mjekësisë, Albion Qojle, Fjolla Selimaj dhe Smail Toto, nën mentorimin e MSc. Marinela Bregu.

Gjatë kompeticionit, ekipi i WBU demonstroi njohuri të thelluara në anatomi, aftësi analitike dhe bashkëpunim efektiv, duke dëshmuar përgatitjen akademike dhe përkushtimin e studentëve të universitetit.

Kjo pjesëmarrje pasqyron angazhimin e Western Balkans University për ekselencë akademike, zhvillimin e metodave inovative të mësimdhënies dhe integrimin e teknologjive të avancuara në edukimin mjekësor.

Përmes pjesëmarrjes në kompeticione akademike ndërkombëtare, WBU vijon t’u ofrojë studentëve mundësi për të testuar njohuritë e tyre, për të fituar përvoja të vlefshme ndërkombëtare dhe për t’u angazhuar me komunitetin e gjerë akademik.

Western Balkans University përgëzon studentët dhe mentoren e tyre për përkushtimin dhe përfaqësimin dinjitoz të universitetit dhe talenteve akademike shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Galeria