
Western Balkans University organizoi Konferencën Studentore FETI 2026, duke mbledhur studentë të talentuar dhe ambiciozë nga Shqipëria dhe nga vende të ndryshme të botës.
Aktiviteti u hap zyrtarisht nga Klaudia Mersini, Administratore e Fakultetit të Ekonomisë, Teknologjisë dhe Inovacionit (FETI), e cila , theksoi rëndësinë e kësaj konference si një platformë kyçe për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve. Të pranishmit u përshëndetën gjithashtu nga Dr. Idaver Sherifi, Zëvendësrektor i Western Balkans University, i cili vlerësoi frymën e fortë të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar që karakterizoi këtë aktivitet.
E organizuar në format hibrid, konferenca përfshiu prezantime studentore nga universitete prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar vende si Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Nigeria, India, Sri Lanka dhe Filipinet.
Gjatë tre sesioneve intensive, studentët trajtuan tema aktuale dhe me rëndësi të veçantë, ndër të cilat:
· Inteligjenca Artificiale dhe Qeverisja Digjitale
· Inovacioni në Inxhinieri dhe Shëndetësi
· Ekonomia e Gjelbër dhe Marketingu i Bazuar në të Dhëna
Western Balkans University shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit, kontributet akademike, idetë inovative dhe angazhimin aktiv që kontribuan në suksesin e kësaj konference ndërkombëtare.
