WBU nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike të Gruas | Western Balkans University

WBU nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike të Gruas

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike të Gruas

Western Balkans University nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Ekonomike të Gruas, e cila synon shkëmbimin e eksperiencave me qëllim realizimin e praktikës mësimore dhe punësimit të studentëve dhe të diplomuarve të universitetit tonë.
 
Marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti i WBU, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, znj. Antonela Hako zyrtarizon bashkëpunimin në fushën e asistencës teknike e profesionale, si dhe në fushën e iniciativave të përbashkëta për aplikime në projekte dhe konsulenca.
 
Dhoma Ekonomike e Gruas shprehu gatishmërinë për angazhimin e studentëve të WBU në punën promovuese, kryerjen e praktikave profesionale dhe internship-eve.
 
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, ekspertët e “DHEG” do të kenë mundësinë e ndarjes së eksperiencave të tyre, dhënies së leksioneve, seminareve dhe gjithashtu do të bashkëpunojnë me universitetin për gjetjen e zgjidhjes së problematikave të mundshme bizneseve të tyre nëpërmjet punës kërkimore dhe bashkëpunimit dypalësh. 

Galeria