Në Universitetin Western Balkans u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Digital Roots. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr Ferdinand Gjana dhe CEO i Digital Roots Z. Elie Mazloum.
Ky bashkëpunim synon të sjellë për studentët mundësi trajnimi në fushën e marketingut dixhital, ofrimin e praktikave dhe mundësive për punësim.
Partneriteti synon të pajisë studentët me aftësi thelbësore në teknologjinë dixhitale dhe të rrisë perspektivat e tyre për t’u punësuar në tregun global të punës.