WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salernos në Itali | Western Balkans University

WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salernos në Itali

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salernos në Itali

Universiteti Western Balkans ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Salernos në Itali.

Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunime bilaterale në shumë fusha duke përfshirë: 
  • shkëmbimin e studenteve, stafit akademik dhe administrativ;
  • realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore;
  • organizimin e aktiviteteve të ndryshme akademike si konferenca, seminare, workshope etj.;
Bashkëpunimi mes dy Institucioneve gjithashtu përfshin organizimin e programeve të përbashkëta te studimit ne nivelet Bachelor, Master dhe PhD. 
Universiteti i Salernos ("UNISA") është i lidhur me institucionin më të vjetër akademik në Kontinentin Europian: Schola Medica Salernitana. I themeluar në shekullin e tetë, Shkolla arriti kulmin midis shekullit të 10-të dhe 13-të.
Krahas mjekësisë, ky universitet përfshinte edhe edukimin ne fushat e filozofisë, teologjisë dhe drejtesi. 
Shkolla, e cila i dha Salernos titullin e Hipokratit Civitas (Qyteti i Hipokratit) pas mjekut dhe shkrimtarit të famshëm grek të traktateve. 
 
Aktualisht Universiteti i Salernos është i përberë nga shumë fakultete si Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Matematikore, Fizike dhe Shkencat e Natyrës, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Inxhinierisë,  Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti i Gjuhëve dhe Letërsisë së Huaj, dhe Fakulteti i Mjekësisë dhe Kirurgjisë.