WBU nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me ikubINFO | Western Balkans University

WBU nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me ikubINFO

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me ikubINFO

Western Balkans University nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ikubINFO, kompani e cila prej më shumë se 15 vitesh operon në sektorin e shërbimeve të software engineering në tregun shqiptar dhe ate botëror. 

Marrëveshja e cila u nënshkrua nga Presidenti i Universitetit Western Balkans Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Znj. Iralda Mitro, Drejtore në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe PR, ka në fokus mundësitë e punësimit, praktikave dhe internship-eve për studentët eWBU pranë #ikubINFO, si dhe organizimin e përbashkët të aktiviteteve, trajnimeve apo konferencave nga të dyja palët.

Ky bashkëpunim thekson dhe njëherë përkushtimin e #WBU për të përgatitur studentë me aftësitë e duhura për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Galeria