Western Balkans University ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me Urdhrin e Stomatologut, duke forcuar lidhjen mes përgatitjes akademike dhe praktikës profesionale në fushën e Stomatologjisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Western Balkans University, dhe Dr. Almiro Gurakuqi, President i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut.
Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e Stomatologjisë në WBU do të përfitojnë mundësi për:
Praktikë profesionale dhe internship-e
Mentorim dhe mbikëqyrje nga stomatologë të licencuar
Pjesëmarrje në leksione, seminare, workshop-e, konferenca dhe aktivitete edukative
Angazhim në iniciativa profesionale dhe ndërgjegjësuese
Njohje më të afërt me standardet, përgjegjësitë dhe realitetin e praktikës profesionale stomatologjike

Ky partneritet përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në krijimin e përvojave që shkojnë përtej auditorit dhe i afrojnë studentët e WBU me profesionin për të cilin po përgatiten.