WBU nënshkruan marrëveshje me Urdhrin e Farmacistëve | Western Balkans University

WBU nënshkruan marrëveshje me Urdhrin e Farmacistëve

Kreu >Lajmet e fundit >WBU nënshkruan marrëveshje me Urdhrin e Farmacistëve

Rektori i Western Balkans University, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, ku u prit nga Presidenti i këtij institucioni, Z. Defrim Goma. Vizita kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional të farmacistëve të ardhshëm.

Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes midis akademisë dhe praktikës profesionale. Kjo marrëveshje pasqyron angazhimin e përbashkët për cilësi në arsim dhe për promovimin e ekselencës profesionale në sektorin farmaceutik.

Bashkëpunimi parashikon zgjerimin e mundësive për praktika profesionale dhe trajnime për studentët, si dhe organizimin e seminareve, workshopeve dhe iniciativave të përbashkëta edukative. Përmes këtij partneriteti, të dy institucionet synojnë rritjen e cilësisë së formimit universitar dhe forcimin e rolit të farmacistit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri.

Galeria