
Rektori i Western Balkans University, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Arteve, ku u prit nga Rektori i këtij institucioni, Prof. Dr. Erald Bakalli.
Takimi u zhvillua në një frymë dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi, duke reflektuar vullnetin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy universiteteve.
Në fokus të diskutimeve ishte identifikimi i fushave të përbashkëta të bashkëpunimit, të cilat pritet të çojnë drejt një marrëveshjeje ndërinstitucionale afatgjatë. Ky partneritet synon të nxisë shkëmbimin dhe zhvillimin në tre shtylla kryesore: akademike, shkencore dhe kulturore.
Western Balkans University beson se ndërthurja e inovacionit me artin dhe kulturën krijon vlera të shtuara për studentët dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
