Zgjedhjet për Këshillin Studentor të WBU 2026 | Western Balkans University

Zgjedhjet për Këshillin Studentor të WBU 2026

Kreu >Lajmet e fundit >Zgjedhjet për Këshillin Studentor të WBU 2026

Më 29 tetor 2026, në Western Balkans University u zhvillua dita e parë e zgjedhjeve për Këshillin Studentor, duke u dhënë studentëve mundësinë të marrin pjesë aktivisht në jetën universitare dhe të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.

Këto zgjedhje u mundësojnë studentëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të kontribuojnë në proceset vendimmarrëse dhe të ndikojnë në zhvillimin e komunitetit universitar.

Gjatë ditës, studentët morën pjesë në procesin e votimit, duke treguar angazhimin dhe interesin e tyre për përfaqësimin studentor.

Procesi i votimit vijon edhe më 30 tetor 2026, në hollin kryesor, kati 0, Godina A.